Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nënshkruan dy marrëveshje për zbatimin e projekteve në përkrahje të organizatave të bashkësive bullgare me vetëdije bullgare

Foto: MPJ-ja bullgare

Ambasadori bullgar në Kosovë Hristo Guxhev nënshkroi dy marrëveshje për zbatimin e projekteve në përkrahje të organizatave të bashkësive bullgare me vetëdije bullgare. Ato do të zbatohen nga dy organizata joqeveritare – “Bullgarë të Bashkuar në Kosovë” dhe “Shoqata kulturore iluministe e bullgarëve në Zhupë, Podgora dhe regjion”. Marrëveshjet u nënshkruan nga ana e dy organizatave, përkatësisht nga kryetarët Rasmin Hamza dhe Sejfia Osmani.

Projektet realizohen në lidhje me një vendim të Këshillit të Ministrave për zbatimin e Programit për përkrahje të organizatave të bashkësive bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe në Republikën e Moldavisë, si dhe të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare.

Më herët këtë muaj Ambasadori Guxhev u takua me bashkësinë bullgare në Kosovë. Me ftesë të dy shoqatave të lartpërmendura, të cilat e përfaqësojnë, ai vizitoi rajonin e Prizrenit.

Guxhev u dhuroi kryetarëve të shoqatave pako me maska dhe mjete të tjera mbrojtëse në ndihmë të bashkësive bullgare në luftimin e koronavirusit dhe shqyrtoi me mikpritësit drejtimet kryesore të politikës së jashtme bullgare sa i përket Kosovës dhe përkrahjen e shtetit tonë ndaj bashkësive bullgare ne regjion.

Informacioni është i MPJ-së bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët mbështesin shkollat ​​me mësime mbi mënyrat e jetesës së shëndetshme në mjediset urbane

Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..

botuar më 24-10-04 5.45.PD

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD