Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Spanja po dërgon dy avionë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve

Foto: BTA

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Spanja njoftoi se do të dërgojë dy avionë, secili me një kapacitet prej rreth 6 tonësh, për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në vendin tonë. Ka gjasa që avionet të mund të përfshihen në shuarjen e zjarreve që nga dita e shtunë, tha ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Ai ndodhet ende në zonën e fshatrave të qytetit Jamboll, ku situata e zjarrit mbetet dinamike. “Filluam të kufizojmë një nga frontet, por temperatura mbetet e lartë dhe ka erëra të forta. Vende-vende zjarri është ende në kulmin e tij, gjë që na e vështirëson. Për këtë arsye sot po punojmë këtu me 4 helikopterë – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të atyre të dërguar nga Çekia”, tha Stojanov.

Në një nga frontet e zjarrit që përfshiu fshatrat Krajnovo, Stranxha, Goljam Derventin dhe Voden, Ministria e Punëve të Brendshme po punon së bashku me kolegët e saj nga Turqia. “Nuk ka asnjë rrezik për njerëzit, ka shumë teknikë”, tha ministri dhe shprehu besimin se përpjekjet e përbashkëta do të çojnë në kontrollin gradual të zjarreve. Në rajonin e qytetit Jambol filloi të bjerë shi gjatë orës së fundit. Edhe në Komunën Boljarovo presin të bjerë shi mbi vendet ku flakëron zjarri për të katërtën ditë. Komuna Boljarovo shpalli një fushatë donacionesh për të dëmtuarit nga zjarret, njoftoi qendra komunale për shtyp. Kryetari i komunës, Hristo Hristov, falënderoi për ndihmën kolegëve të tij nga komunat Ellhovo dhe Tunxha, valiut të qytetit të Edrenesë, zjarrfikësve, fermerëve, zyrtarëve pyjorë që morën pjesë në shuarjen e zjarrit, si dhe qytetarëve të cilët telefonuan për të shprehur keqardhjen e tyre.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hiqet kërkesa që kamionët ndërkombëtarë të kthehen çdo dy muaj në bazën e transportuesit

Gjykata e Drejtësisë e BE-së anuloi një pjesë të legjislacionit evropian që kërkonte që kamionët për transport ndërkombëtar të ktheheshin çdo dy muaj në bazën e transportuesit. Me vendimin e tij, institucioni konfirmoi të gjitha tekstet e..

botuar më 24-10-04 4.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri Dimitër Gllavçev: Ekziston një rrezik i mundshëm nga vala e migrantëve

Ekziston rreziku i mundshëm nga një valë migrantësh, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në një konferencë pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare , në të cilin u diskutua kërcënimi për vendin tonë nga përkeqësimi i..

botuar më 24-10-04 3.11.MD
Evtim Milloshev

Sezoni turistik duhet të zgjatet, sipas ministrit të turizmit në detyrë

2024 është viti më i mirë pasi ka statistika për të ardhurat nga turizmi, akomodimet turistike, numrin e turistëve dhe regjistrimet e turistëve, numrin e personave që kanë kaluar nëpër pikat kufitare, tha ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev...

botuar më 24-10-04 12.18.MD