Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga ushtarët e Ushtrisë Kryqtare që qëndruan në fshatin e atëhershëm Preslavica (sot - Vlladimirovo). Për 25 vjet, dy kishat i mirëmban vullnetari nga fshati Valentin Vëllkov, i cili është një ish-ushtarak, por tani ia ka kushtuar jetën besimit, transmeton BTA. Ai tregon se kisha katolike është monument kulture, por po shkërmoqet dhe vetëm kryqet e rënda prej guri në oborr dhe brenda saj kujtojnë kohërat e vjetra dhe ndërtuesit e saj - ushtarë nga ushtria kryqtare që erdhën në trojet tona për të dëbuar pushtuesit osmanë, por pësuan një disfatë, pas së cilës disa prej tyre u vendosën në rajone të ndryshme në tokat bullgare. Sipas Vëllçevit, në fshatin Presllavica kishte një koloni ushtarësh të plagosur me origjinë franceze dhe shumica prej tyre pasi mbijetuan dhe u shëruan, u vendosën në fshat dhe ndërtuan tempullin e tyre. Megjithëqë janë zbehur tekste nga Bibla mund të shihen edhe më sot në muret e saj në latinisht.
Në kohën e socializmit në vendin tonë, rreth 70-80 vjet më parë, kisha latine u lye dhe u riparua pak, por më pas u braktis.
Kisha latine në fshatin Vlladimirovo është një gjë e rrallë për vendin tonë, por ka nevojë për riparim që të ruhet.
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...
Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo..