Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

Foto: Facebook/ Todor Gadjalov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë në konkurse të ndryshme, nga të cilat ka një sërë çmimesh. Bullgarët e njohin edhe nga formatet televizive muzikore “Music Idol” dhe “Zëri i Bullgarisë”, në të cilin ishte finalist. Ai gjithashtu fitoi popullaritet si pjesëmarrës në filmin "Revolucioni Z". Todor Gaxhallov tashmë regjistroi disa këngë në të cilat bëri gjithçka vetë - muzikë, tekst dhe aranzhim.

Kënga e re prej autori e Todor Gaxhallov titullohet "Pa paralajmërim". Ajo u frymëzua nga përvoja e tij personale. Kënga tregon historinë e një njeriu që lufton me frikën e dështimit, me justifikimet dhe zakonin për të shtyrë gjërat e rëndësishme për nesër. Teksti i këngës është për këdo që e ka ndjerë ndonjëherë se koha kalon dhe veprimet qëndrojnë në vend. Me mesazhin e këngës, Todor Gaxhallov dëshiron të kujtojë se nuk ka moment më të mirë për ndryshim se ai që është para nesh.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD