Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të parë, Hristijan regjistroi një nga fitoret më të shpejta të turneut, duke mundur kundërshtarin e tij Sebastian Curvelo nga Spanja në vetëm 15 sekonda.
Në kategorinë 68 kilogramë për meshkuj, Aleksandër Xhordev shënoi tre fitore. Në fazën gjysmëfinale, garuesi i klubit “Levski” humbi në një betejë të rëndë nga kroati Leon Glasnovic dhe fitoi medaljen e bronztë. Te juniorët medaljen e artë e fitoi Ljubosllav Naçev, tek kadetët u paraqitën shumë mirë garuesit e klubit “Neron”, duke fituar dy medalje bronzi.Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..
Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..
Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..