Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga Hungaria, si kryetar i radhës i Këshillit të BE-së. Illkov prezantoi prioritetet kryesore të ministrisë, ndër të cilat janë përgatitja dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, siguria kufitare, lufta kundër migrimit ilegal dhe lufta kundër trafikimit të migrantëve ilegal. Ministri shprehu pritjen e tij për miratimin sa më të shpejtë të një Vendimi në Këshillin e BE-së për heqjen e kontrollit kufitar në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Para diplomatëve ai i kushtoi një vëmendje të veçantë bashkëpunimit të ngushtë me Greqinë dhe Rumaninë, përfshirë këtu luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, si dhe bashkëpunimin e mirë me Austrinë.
Ndërkohë, vendi mori 60 automjete të gjithë terrenit në kuadër të një projekti të BE-së për të përmirësuar kapacitetin teknik të Policisë Kufitare. Kjo është dërgesa e katërt nga BE-ja e pajisjeve të rojeve kufitare, transmeton BTA.Ne duhet të jemi gati për skenarin më të keq, sepse situata u përshkallëzua pas sulmit të drejtpërdrejtë të Iranit kundër Izraelit, tha për BNT ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Kemi hapa reagimi, që është përshkallëzimi i radhës”, theksoi..
Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të porositur nga bTV. GERB-SDS fiton 23.1 për qind. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 26 deri në 31°, në kryeqytet do të jetë 28°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore. Vranësirat do të..
Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet -..
Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov kryeson delegacionin bullgar për të marrë pjesë në seancën e 45-të të Konferencës së Ministrave të Frankofonisë, e..